Hakerët qasen në të dhënat e 31 mijë personave juridikë në Lihtenshtajn

Hakerët kanë siguruar qasje të paautorizuar në të dhënat e rreth 31 mijë personave juridikë në Lihtenshtajn, njoftoi qeveria, transmeton Anadolu.

\\\”\\\’Regjistri i Pronarëve Përfitues\\\’ (VwbP) ishte objektiv i një sulmi kibernetik. Kopjet e të dhënave të rreth 31 mijë personave juridikë u qasën në mënyrë të paligjshme. Qeveria ka krijuar një ekip krize\\\”, thuhet në një deklaratë me shkrim.

Qeveria tha se një autor i panjohur siguroi qasje digjitale të paautorizuar në regjistër më 30 korrik. Autoritetet zbuluan parregullsi, morën masa për sigurimin e të dhënave dhe mbyllën sistemin e prekur.

\\\”Më 31 korrik 2026, qeveria u informua se kishte ndodhur një sulm potencialisht i suksesshëm ndaj VwbP-së. Pasditen e 1 gushtit, rezultatet e para të konfirmuara të hetimeve paraprake iu transmetuan qeverisë\\\”, shtoi deklarata.

Qeveria theksoi se nuk kishte asnjë tregues se ndonjë e dhënë në sistem ishte ndryshuar ose fshirë.

Regjistri i Pronarëve Përfitues mbahet për të ndihmuar në parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe përmban informacione mbi pronësinë përfituese të kompanive, fondacioneve dhe trusteve.