Sukseset e Aulon Kurtishit nuk kanë të ndalur. Futbollisti 16-vjeçar i Akademisë së Futbollit Shkëndija nga Tetova po dëshmon dita.ditës se është një nga talentet më premtues të futbollit të ri shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Pas shpalljes kampion me gjeneratën U16 të Shkëndijës në Superligën e Maqedonisë, Auloni festoi edhe një sukses tjetër të madh kur ai u kurorëzua kampion në turneun ndërkombëtar “Future of Football U17\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\” të zhvilluar në Tiranë dhe të organizuar nga Mati Sport, ku morën pjesë akademi dhe klube të njohura nga rajoni.
Në finalen e turneut U17 Shkëndija triumfoi ndaj ekipit të Vorës nga Shqipëria me rezultat 2:0, duke ngritur lart trofeun e kampionit. Ky sukses ishte një tjetër dëshmi e punës, përkushtimit dhe talentit që karakterizon Aulon Kurtishin.
Hapat e parë në futboll Auloni i hodhi në klubin “Skënderbeu”, nën drejtimin e trajnerit Bashkim Bakiu. Falë talentit dhe angazhimit të tij, ai vazhdoi zhvillimin te Shkëndija e Tetovës, ku u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.
Auloni luan kryesisht në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë, por me sukses aktivizohet edhe si qendërsulmues. Paraqitjet e tij të shkëlqyera, golat e shumtë dhe loja dinamike kanë tërhequr vëmendjen e trajnerëve, ndërsa ai vazhdon të tregojë potencial të jashtëzakonshëm në çdo ndeshje.
Megjithatë, ëndrra e Aulonit nuk përfundon me këto trofe. Ai synon të arrijë majat e futbollit evropian dhe një ditë të veshë fanellën e skuadrave më të mëdha në botë.
Aktualisht, Auloni vazhdon të punojë me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, duke pasur mbështetjen e madhe të familjes, trajnerëve dhe të gjithë atyre që besojnë në talentin e tij.
Shumë e përshkruajnë me fjalët: “Një talent që rrallë e njeh futbolli”.
Në linkun më poshtë mund të shifni qartë se për çfar futbollisti flitet ⬇️
Urime kampionit Aulon Kurtishi dhe shumë suksese në rrugëtimin e tij drejt futbollit profesionist!









