Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, Ola Sollström dhe zëvendësministren Ane Lashkoska, kanë vizituar sot Parkun Kombëtar Pelister.
Gjatë vizitës, ministri Hoxha dhe drejtori i parkut, Ivanço Toshevski, kanë diskutuar për aktivitetet që po zhvillohen për mbrojtjen e vlerave natyrore të Pelisterit, me theks të veçantë te molika – specie endemike dhe simbol i këtij parku kombëtar.
Sipas ministrit Hoxha, gjatë këtij viti Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor planifikon të ofrojë mbështetje shtesë për Parkun Kombëtar Pelister përmes investimit në një objekt modern, i cili do të forcojë kapacitetet për zbulimin e hershëm dhe monitorimin e zjarreve pyjore.
“Vazhdojmë të punojmë për mbrojtjen afatgjatë të këtyre pasurive të çmuara natyrore, në interes të brezave të sotëm dhe atyre që vijnë”, ka theksuar ministri Hoxha.
Vizita u realizua në kuadër të angazhimeve për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe avancimin e politikave për mbrojtjen e mjedisit jetësor në vend.













Leave a Reply